SHBA, nga janari nis deportimi i familjeve emigrante të paligjshme

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare mund të nisë në fillim të janarit deportimin e familjeve, që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme.Sipas “Washington Post”, autoritetet amerikane po përgatisin një seri kontrollesh, që kanë në shënjestër familjet, të cilat kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme, që nga fillimi i vitit të kaluar.