Shantazhohet Mariah Carey, ish-asistentja e kërcënon me publikimin e videove intime

Mariah Carey pretendon se asistentja e saj e ka xhiruar atë pa leje dhe që është detyruar ta padis pasi ajo po e shantazhonte.

Sipas disa dokumenteve që janë dërguar në gjykatë, Maria thotë që ajo e ka punësuar Lianna Shakhnazarian si asistenten e saj ekzekutive në mars të vitit 2015.

Po ashtu shton se Lianna është punësuar me një rrogë duke filluar nga 250.000 dollarë, me rritje deri në 327.000 dollarë.

Këngëtarja shton se asistentja e ka kërcënuar me pretendimin që të gjitha “videot intime do t’i shpërndante në publik, nëse nuk e paguante me 8.000.000 milionë dollarë”.

Me këtë rast Mariah e padit Liannen per shkelje të kontratës dhe ndërhyrjes në privatësi.

Ajo kërkon dëmshpërblime më të mëdha se 3.000.000 milionë dollarë dhe po ashtu çdo mall i blerë nga Lianna me paratë e Mariah, do të shpallet e saj.