Shakira surprizon me performancën e saj në OKB

E pranishme në ceremoninë e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, Shakira ka surprizuar me performimin e saj. Këngëtarja ka hapur ceremoninë, përpara se Papa Françesku të mbante fjalim e tij. 38-vjeçarja me interpretimin e saj preku njerëzit, përfshi dhe yllin e Bon-it, Daniel Craig, me këngën e John Lennon, “Imagine”. Ajo eshte shfaqur mahnitese teksa interpretonte këngën, e veshur me një fustan të bardhë, ku pasi përfundoi këngën i dhuroi një buzëqeshje të ngrohtë audiencës .