Shakira, Pique dhe fëmijët ne nje portret simpatik familjar

Ata janë një prej çifteve më simpatike të botës së showbiz dhe dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me dy fëmijë. Këngëtarja Shakira dhe futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, së bashku me fëmijët e tyre janë bërë pjesë e Halloween. Por ndryshe nga maskat e frikshme, ata bashkë me të vegjlit Milan dhe Sasha, kanë zgjedhur të vishen me pizhame, duke çuar veshë miushësh në kokë. Një fotografi familjare është postuar nga këngëtarja në rrjetet sociale ku ka marre pelqime dhe komente pozitive.