Shakira me djemtë tifo në stadium për Pique

Ata janë fansat e tij më të zjarrtë. Shakira bashkëshortja e futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, është parë vazhdimisht në shkallët e stadiumeve duke ndjekur bashkëshortin e saj.Por duket se tashmë ata janë bërë një skuadër më vete. Të Shtunën në ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Sociedad, Pique ka patur vizitorë specialë. Shakria, së bashku me dy djemtë, Milan dhe Sasha, kanë shkuar për ta përkrahur.Të veshur me bluzat e skuadrës, djemtë kanë hyrë në fushë pas ndeshjes, për të bërë foto me babain dhe me shokët e tij të skuadrës.