Shakira dhe Pique ndërtojnë shtëpi të re për pushime

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, dhe partnerja e tij, këngëtarja kolumbiane, Shakira, po ndërtojmë një shtëpi të re në Katalunja. Sipas revistës “Hola”, çifti ka zgjedhur Cerdanya, “Pirineo catalán”, vend i njohur për të pushuar me një shtëpi të dytë. Bëhet fjalë për qytetin e vogël, Bolvir, i vendosur shumë afër Puigcerdà. Kjo është më në fund alternativa e përzgjedhur prej tyre. Sikurse raporton “Hola”, shtëpia që është duke u ndërtuar nga Pique dhe Shakira në “La Cerdanya” vlerësohet në disa milionë euro. Në Bolvir, gjithashtu, ata do të kenë fqinjë të shquar, si ish-presidenti i Barcelonës, ??Josep Lluís Núñez, apo familjen e ish-ministrit Josep Pujol. Punimet kanë filluar dhe mund të thuhet se janë në një stad shumë të avancuar. Çifti, prindër të dy fëmijëve, e dëshirojnë këtë parajsë të “Pirineo catalán” vetëm për të shijuar jetën private, duke evituar ngutjen e jetës në qytet.