Sezoni i ri i “Game of Thrones”, mijëra persona në Australi mungojnë në punë

Shefat e kompanive nëpër Australi janë paralajmëruar se do të ketë kërkesa të mëdha për pushim shëndetësor, pasi episodi i parë i sezonit të fundit të “Game of Thrones” transmetohet sot.
Episodi që është i fokusuar në një botë mesjetare të quajtur “Westeros”, fillimisht transmetohet në Australi (në orën lokale 09:00 dhe 11:00, varësisht nga shtetet perëndimore apo lindore të atij kontinenti), kur punëtorët zakonisht ndodhen në punë.
Ndërsa pronarët e kompanive të ndryshme presin mungesa të mëdha në punë, raporton “The West Australian”.