Sergio Romero shkatërron Lamborghinin 200.000 eurosh, por shpëton pa lëndime

Portieri argjentinas, Sergio Romero, ka shpëtuar pa lëndime, pas një aksidenti të pësuar me automjetin e tij në Carrington.
Lojtari i Manchester Unitedit është fotografuar pranë Lamborghinit të tij të aksidentuar në vlerë prej 200.000 euro.Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fushës stërvitore të Djajve të Kuq, ndërsa xhirimet e makines së tij të dëmtuar janë shpërndarë në rrjetet sociale. Romero është fotografuar në gjendje të mirë duke qëndruar në skaj të rrugës, pranë makines së aksidentuar.
Në videot e publikuara nga kalimtarët, shihet Lamborghini që ka dalë nga rruga, ndërsa mediat angleze kanë raportuar se përkundër aksidentit, 32-vjeçari kishte shkuar në stërvitjen e radhes.