Serena Williams këndon topless për një kauzë të mirë

Tenistja e famshme Serena Williams ka publikuar një video, ku shfaqet topless e duke kënduar.
Ylli i tenisit mbuloi gjoksin me duar, ndërsa këndonte hitin global “I Touch Myself” për Muajin e Sensibilizmit për Kancerin e Gjirit.
Me këtë këngë Serena donte t’i kujtonte femrave, që të bëjnë kontrolle rregullisht për kancerin e gjirit.
“Kjo më nxjerr paska nga vetvetja por doja ta bëja sepse është një çështje që prek femrat e të gjitha ngjyrave, në të gjithë botën. Zbulimi në fazat e para është çelësi, shpëton shumë jetë. Shpresoj t’i kujtoj femrave që bëjnë këtë”.