Sëmuret rëndë bashkëshortja e John Lennon

Artistja Yoko Ono, vejusha e ish këngëtarit legjendar të Beatles, John Lennon, është shtruar në spital në Nju Jork, pasi ka patur probleme frymëmarrjeje. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i saj, Eliot Mintz. Mintz i mohoi lajmet e raportuara në mediat amerikane se Ono, sot 83 vjec ka pësuar një atak kardiak ndërsa theksoi se së shpejti, Ono do të lërë spitalin.