Sëmuret Albano, lë spektaklin në gjysmë

Spektakli i humorit “Apartamenti 2XL” ka shënuar natën finale të këtij sezoni.
Soni Malaj, Rozana Radi dhe Endri dhe Stefi Prifti ishin të ftuarit e famshëm ndërsa u vu re mungesa e aktorit Albano Bogdo.

Albano ka braktisur spektaklin në gjysmë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe kjo solli shqetësimin e shumë ndjekësve të këtij spektakli.

Julian Deda përmes profilit të tij në “Instagram” ka informuar publikun se çdo gjë është në rregull dhe se Albano tani është mirë.

image