Selena Gomez thyen një tjetër rekord në “Instagram”

Selena Gomez është personazhi më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”. Këngëtarja dhe aktorja raportohet se ka thyer rekordin për numrin e pëlqimeve që merr pas publikimeve të imazheve, videove apo mesazheve të ndryshme.Sipas një studimit të bërë nga platforma analitike “Hype Auditor”, bukuroshja merr mesatarisht 4.6 milionë pëlqime në çdo postim.