Selena Gomez shtrohet në qendër rehabilitimi

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë jemi të lumtur që Selena Gomez po merr të gjithë ndihmën për të cilën ka nevojë.

Muajin e kaluar, princesha e Popit lajmëroi se do të anulojë pjesën e mbetur të turit të saj “Revival” për shkak të depresionit, atakëve të panikut dhe ankthit, të shkaktuara nga sindroma e lëkurës lupus.

Por tanimë këngëtarja e ëmbël është shtruar në një qendër rehabilitimi për të luftuar sëmundjet e shëndetit mendore.

Qëndra ndodhet në një zonë të izoluar pyjore. Ajo do të qëndrojë atje për më shumë se 60 ditë.

Rehabilitimi, i cili sipas burimeve ka karakter fetar, shpjegon heshtjen e 24 vjeçares në rrjetet sociale.