Selena Gomez: “Nëse qëndroj gjatë në Instagram bie në depresion”

Këngëtarja dhe aktorja shumë e dashur për publikun, Selena Gomez ka dhënë intervistën e saj të parë për këtë vit ku ka folur hapur për problemet mendore.

Ajo është shtruar shpeshherë në një qendër rehabilitimi dhe kurrë nuk e ka mohuar faktin se vuan nga ankthi dhe depresioni.

Teksa ka folur për “Dream it Real”, 26-vjeçarja ka rrëfyer se e ka të pamundur të qëndrojë për një kohë të gjatë në Instagram pasi kur shikon fotot e njerëzve të tjerë ndihet keq me veten dhe bie në depresion.

Ajo gjithashtu shtoi se është duke punuar për albumin e saj të ri që do të publikohet në fund të këtij viti dhe është e lumtur që po kalon kohë në studio duke regjistruar këngë.