Selena Gomez në lidhje me yllin e One Direction?

Selena Gomez u raportua se ishte në një lidhje me ish anëtarin e One Direction, Niall Horan.
Në rrjetet sociale qarkulloi një foto ku të dy shihen duke u puthur.
Por sa i vërtetë është lajmi? Gjithçka nisi kur gazetari Mike Vas në një postim në Twitter aludoi se kishte parë dy këngëtarët bashkë në një koncert të Lewis Capaldi më 3 prill.
Ai publikoi një video të Horan duke performuar dhe shkroi: “Ishte e pabesueshme. Ky djalë është një yll. Gjithashtu, vetëm nëse unë nuk kam halunacione, por Selena dhe Niall ishin ulur në tryezën pranë meje.”
Por një burim tha se nuk ka asgjë romantike mes tyre.
“Selena mendon se Niall është i mrekullueshëm dhe e do muzikën e tij, por nuk janë të dashur. Selena është single tani,”-shtoi burimi.
Ndërsa theksoi se Selena po kalon kohë me miqtë dhe po kujdeset me veten.