Selena Gomez i jep fund pritjes, zbulon datën e publikimit të albumit të shumëpritur

Selena Gomez i ka dhënë fund pritjes së fansave të saj duke zyrtarizuar datën e publikimit të albumit dhe listën e këngëve.

Albumi, që do përfshijë dy këngët e saj të fundit ‘Lose You To Love Me’ dhe ‘Look At Her Now’, është në dispozicion në 10 janar dhe do publikohet nga shtëpia diskografike Interscope Records.

“Lose You To Love Me” shënon një moment historik për këngëtaren pasi qëndroi për herë të parë në karrierën e saj në krye të tabelës së Billboard Hot 100.

Gomez tha se albumi do flasë për jetën e saj personale. Ndërsa dy këngët e fundit raportohen se dedikohen ish të dashurit të saj Justin Bieber.

Lista e këngëve të albumit “Rare””

– Rare

– Dance Again

– Look At Her Now

– Lose You To Love Me

– Ring

– Vulnerable

– People You Know

– Let Me Get There

– Crowded Room (ft. 6lack)

– Kinda Crazy

– Fun

– Cut You Off

– A Sweet Place (ft. Kid Cudi).