Selena Gomez bie nga froni! Ronaldo më i ndjekuri në “Instagram”

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez nuk është më personazhi më i ndjekur në rrjetin social Instagram.

Këtë fron ia rrëmbeu futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo. Ky i fundit është komentuar gjatë për performancën e tij në skuadrën italiane, Juventus.

Ndërkohë, Selena Gomez që ka qenë për një kohë të gjatë, më e ndjekura në rrjete sociale është larguar nga vëmendja pasi ka probleme me shëndetin mendor.

Momentalisht ajo është në një spital psikiatrik në Bregun Lindor ku po merr trajtim mjekësor.