Sekuestrohen 113 kg kanabis në kamionin më këpucë në Durrës

Vetëm një javë pas kapjes së një sasie të madhe droge në Bari, që kishte kaluar përmes portit të Durrësit, një tjetër sasi lënde narkotike është ndaluar në këtë port. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë sekuestruar plot 113 kg kanabis në një kamion të ngarkuar me këpucë ndërkohë në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Xhaferr Hoxha, 39 vjeç nga Durrësi.