Schmidt: Azilkërkuesit asnjë shans në njohjen e statusit të azilit

Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatë të Gjermanisë, Manfred Schmidt, ka publikuar një koment ku thotë se “azilkërkuesit nga Serbia, Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë pothuajse asnjë shans në njohjen e statusit të azilit në Gjermani. 99.8 përqind e aplikimeve të azilit nga këto vende refuzohen nga Enti Federal për Migrim dhe Refugjatë”.Në këtë koment, Schmidt thekson se “Gjermania do t’i kthejë refugjatët e refuzuar nga Ballkani më shpejt se derimë tani”. Përveç kësaj, Gjermania dëshiron dhe mund të vendosë sanksione për azilkërkuesit e refuzuar, duke ndaluar hyrjen dhe qëndrimin për gjithë vendet e BE-së.