Scarlett Johansson zbulon puthjen që do ta përsëriste

Scarlett Johansson është pjesë e kopertinës së “Vogue” dhe gjatë intervistës shoqëruese zbuloi dhe një kuriozitet.Një ndër pyetjet që iu bë ishte nëse i kishte pëlqyer puthja gjatë xhirimeve të filmit “Vicky Cristina Barcelona” dhe aktorja u përgjigj: “Do ta bëja me dëshirë një tjetër skenë me Penélope Cruz”.Johansson foli dhe për ndërveprimet më të çuditshme me fansat për “Avengers” dhe duke qeshur tha: “Kam parë shumë tatuazhe të shëmtuara të miat në trupat e njerëzve dhe nuk e di pse por fytyra ime del si ajo e Jeremy Renner”.