Sam Smith akuzohet për plagjiaturë të këngës së Michael Jackson

Këngëtari Sam Smith ka publikuar këngën e tij të re, që do të jetë edhe kënga e filmit të ri James Bond. Pas publikimit të këngës së shumëpritur të këngëtarit komentet në adresë të tij kanë qenë të shumta, si pozitive ashtu edhe ato negative. Disa prej komentuesit e kane akuzuar këngëtarin se kishte kopjuar këngën e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, “Earth Song”. Deri tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga ana e Sam Smith lidhur me këto akuza.