Salsano Rrapi bëhet baba

Aktori i njohur Salsano Rrapi dhe partnerja e tij Erjona Kakeli, janë bërë prindër të një vajze ditën e dielë. Ende nuk dihet emri i vajzës dhe as detaje të tjera, pasi të dy aktorët janë treguar shumë të rezervuar për jetën e tyre private.

Salsano dhe Erjona kanë një histori të gjatë dashurie bashkë, pothuajse 10-vjeçare dhe prej shume vitesh jetojne bashke.