Russell Crowe në lidhje me një vajzë të re?!

Ai është një nga aktorët hollivudian, i cili shpesh herë pushton kryeartikujt e mediave rozë por ditën e hënë, Rusell Crowe ka përdorur llogarinë e tij të “Twitter” për të hedhur poshtë thashethemet lidhur me një romancë të re.

53-vjeçari është detyruar të reagojë lidhur me pretendimet se ai është fotografuar me një brune misterioze, duke kaluar kohë pranë njëri-tjetrin në Los Cabos, Meksikë.

“Më thanë që kanë nisur të qarkullojnë disa fotografi të miat me një vajzë të re në Meksikë” , ka shkruar Russell në postimin e tij. Ylli ka sqaruar më tej se femra me të cilën ai është fotografuar është asistentja e tij.

ROZE