Rroshi jep dorëheqjen si kryebashkiak i Kavajës, pranon dënimin në Itali

Pas akuzave të opozitës, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi deklaron dorëheqjen, ndërsa pohon se është dënuar në Itali.Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi të gjatë në Fcebook, ku shkruan se u bënë vite që mbi të hidhen pa pushim akuza si kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Ai thotë se u mësua me to, por familja e tij nuk e ka të lehtë me këto sulme, duke shprehur keqardhje për shqetësimet e krijuara.Ai shton se pavarësisht vëshitrësive, nuk është bërë kriminel por ka punuar pa shkelur ligjin.

Përgatiti:/E.C/