Rrëfimi i Enrique Iglesias: Po bëj më shumë seks se kurrë

Gjërat duket se shkojnë mirë mes prindërve të rinj Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova, pavarësisht videos ku këngëtari shfaqet duke u puthur me një fanse.
Çifti i famshëm mirëpriti në jetë binajkët nëj vit më parë, por kjo gjë nuk e ka ulur aktivitetin seksual të tyre.
Për më tepër, 43-vjeçari shprehet se jeta seksuale në çift është më e mirë se përpara se të vinin në jetë fëmijët.
Në një intervistë për The Sun, spanjolli u shpreh: “Tani bëj seks më shumë se kurrë. Marrëdhënia seksuale nuk është pakësuar.”
Dhjetorin e kaluar, Enrique dhe Ana u bënë prindër për herë të parë të binjakëve Nicholas dhe Lucy.
Dhe kjo gjë nuk ka ndikuar tek marrëdhënia e tyre. As fakti që Enrique u filmua duke puthur me pasion një fanse gjatë koncertit te tij ne Ukrainë vetëm pak ditë më parë.