Rrëfehet Armina: Ja si e bëra për vete familjen Berisha

Fashionistja Armina Mevlani ka pozuar për herë të parë për një revistë prestigjioze ndërkombëtare, siç është “Velvet”, në versionin italian.

Ish­Miss Albania ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga realizimi i këtij seti mbresëlënës përmes një videoje të shkurtër, ku bie në sy luksi i veshjeve dhe grimi profesional. Bashkë me këtë eksperiencë të veçantë dhe setit të realizuar nga Eugenio Qose, Armina vjen në këtë rrëfim të parë pas fotove ku ishte e pranishme në të njëjtën tavolinë me familjen e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, djali i ish­kryeministrit Sali Berisha.

Tri vite pasi nisën historinë e tyre të dashurisë, Armina dhe Shkëlzeni, përveçse po bashkëjetojnë, shkëmbejnë vizita në familjet e njëritjetrit, që nënkupton se tashmë lidhja është zyrtarizuar.

Po si ndihet në rolin e nuses në familjen e njohur të politikës shqiptare, karrierën si sipërmarrëse e biznesit të veshjeve, bashkë­ jetesën me Shkëlzen Berishën e hapat më tej, dhe disa sekrete të mbajtjes së trupit në formë ajo i rrëfen për gazetën “Panorama”. Armina zbulon më shumë se si ia del të menaxhojë lidhjen e saj, edhe pse i duhet të udhëtojë shpesh jashtë vendit për punë, dhe kujdesin për formën ideale fizike që e bën të jetë e gatshme për të pozuar si modele në çdo stinë…