Roza ironizon me faktin që Stine do të bëhet baba

Lajmi se Stine do të bëhej baba, ishte bërë i ditur nga vetë partnerja e këngëtarit dhe kishte kohë që po qarkullonte në media.

Ndërsa tani që diçka e tillë është konfirmuar, pritej me mjaft kuriozitet reagimi që do të kishte ish e dashura e këngëtarit, Roza Lati. Kjo e fundit është dashuria e parë e tij dhe nuk e dimë nëse do të vazhdojë të mbetet e vetmja. Megjithëse pasi mori vesh lajmin, Roza i dha “bekimin” ish të dashurit me një “I’m happy for you” në Instagram, videoja e postuar jo më larg se mbrëmë, duket se tregon të kundërtën. “Jemi mbledhur këtu i gjithë kasti i “Dance With Me”, mungon vetëm Nesti se është shtatzënë”, ka thënë Roza me ironi -koment që e ka shoqëruar me të qeshura.

 

U munduam ta dëshifrojmë këtë mesazh të nënkuptuar të Rozës dhe i vetmi kuptim që mund t’i jepnim ishte se në të kishte pak xhelozi për ish-in. Gjithsesi Roza nuk është e vetmja që bën ironi me Stinen për këtë fakt pasi edhe fansat e shumtë të tij janë shprehur se nuk janë aspak dakord me zgjedhjen që ka bërë këngëtari i tyre i preferuar për femrën nga e cila pret një fëmijë. Komentet e tyre nëpër portale të ndryshme, mbartin revoltë të shprehur me një gjuhë mjaft të ashpër. /intv.al/