Ronaldo fiton dyfish më shumë para se rivali i tij Messi në Instagram

Ata po luftojnë për titullin e lojtarit më të mirë dhe Cristiano Ronaldo më në fund ka marrë avantazh ndaj Lionel Messit, të paktën kur bëhet fjalë për fitimet në Instagram.

Ylli i Juventusit grumbulloi 38.2 milionë paund në Instagram vetën në një vit, atë të 2018. Ky është dyfishi i fitimeve në krahasim me rivalin e tij Lionel Messi.

Sulmuesi i Barcelonës fiton 18.7 milionë paund. Madje edhe ish-futbollisti, David Beckham ka akoma ndikim duke rrëmbyer 8.6 milionë paund të ardhura.

Rolando ‘tronditi’ edhe ikona të medieve sociale si Kendall Jenner dhe Selena Gomez.

Ai publikoi në Instagram 34 postime të sponsorizuara gjatë 12 muajve të fundit duke fituar nga 780.000 paund për secilin, duke arritur shumën prej 38.2 milionë.