Romela Begaj dënohet me 8 vite

Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj do të mbetet e pezulluar për tetë vjet nga aktivitet ndërkombëtare.

Lajmi tronditës vjen nga apeli i FBP, pas dëgjimit të seancës dëgjimore. Zyrtarët e lartë kanë shqyrtuar dokumentacionin e ofruar nga juristet e sportistes së njohur, por nuk kanë marrë parasysh faktet e ofruara.

Dhe përfundimisht kanë lënë Begajn në një periudhë të gjatë pezullimi, gjë që natyrisht është shumë e rëndë për kampionen shqipare. Romela Begaj u shpall kampione bote në kampionatin botëror të zhvilluar në Amerikë në vitin 2017.

Por më pas rezultoi pozitiv në kontrollet anti-doping gjë që u mohua me forcë nga sportistja, duke theksuar se ky ishte vetëm një skenar. Por apeli i FBP me seli në Hungari, nuk i dha mundësinë Romelës të heq këtë dënim, madje aq më keq, apeli la palën shqiptare që të paguajë shpenzimet e seancës dëgjimore.

Tani, Romela Begaj ka vetëm një shans, ta apelojë në CAS këtë vendim. Atje do të jetë shpresa e fundit.

Kjo nuk është hera e parë që Begaj del pozitive me doping. Në dhjetor të vitit 2014 Begaj ka rezultuar pozitive në testin anti-doping edhe pas botërorit në Kazakistan. Për këtë shkak ajo u pezullua nga kompeticionet për 2 vite.