Roman Polanski paditi Akademinë e Filmit

Roman Polanski paditi Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit, pasi u përjashtua nga organizata në vitin 2018. Regjisori i ‘Pianist’ u përjashtua nga organizimi i “Oscar” së bashku me Bill Cosby në maj të vitit të kaluar.

Avokati i regjisorit tha se Polanski ishte dëbuar “pa u paralajmëruar” dhe pa asnjë mundësi për t’u përgjigjur. Në një deklaratë Akademia e Filmit tha se përjashtimi i tij ishte i drejtë dhe se nuk do e ndryshonte vendimin.

Polanski u deklarua fajtor për marrëdhënie seksuale të paligjshme me një vajzë 13-vjeçare në vitin 1977 dhe u largua nga SHBA para se të dënohej nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.