Roli i Jack nuk paska qenë për DiCaprion…

Filmi-ikonë “Titanic” ndoshta do të ishte ndryshe nëse aktori i njohur Matthew McConaughey do t’i thoshte “Po” rolit që bëri Leonardo DiCaprion të famshëm.

Kate Winslet, aktore e “Titanic” ka treguar në një intervistë se audicionet i ka zhvilluar me Matthewn dhe jo me Leonardon.

“Në fakt, audicionet i kam bërë me Matthewn dhe do të qe fantastike nëse ai do të ishte pjesë e filmit. Do të ishte një film totalisht ndryshe… dhe sigurisht më i bukur.”

Në fakt, McConaughey nuk është një emër i panjohur, sepse në vitin 2014 ai arriti të fitojë çmimin “Best Actor” në ceremoninë “Oscar”, vite para se vetë Leo të fitojë një të tillë.