Robert Pattinson Batman i ri, fansat peticion për zëvendësim

Pas shumë spekulimesh me sa duket ka një Batman të ri. Bëhet fjalë për Robert Pattinson, që do të interpretojë në filmin e Matt Reeves. Lajmi u bë i ditur nga “Variety”. “The Batman” pritet të nisë xhirimet në vjeshtë, i programuar për t’u projektuar në qershor 2021.

Fansat e këtij filmi kanë reaguar menjëherë ku me anë të disa peticioneve online i kanë kërkuar “Warner Bros” që Robert Pattinson të largohet menjëherë duke u zëvendësuar me një tjetër. Sipas tyre, do të ishte qesharake që një aktor i njohur për rolin e tij si vampir papritur ta shohësh në atë të superheroit.