Robert De Niro reagon për pakon bombë

Robert De Niro, në të kaluarën shumë i ashpër me vendimet e presidentit amerikan Donald Trump, foli për pakon bombë të vendosur para restorantit të tij në New York duke ftuar njerëzit që të dalin në votime.

“Falë Zotit asnjë nuk u lëndua dhe dua të falënderoj personat kurajoz dhe agjentët e përgatitur që na mbrojtën. Ka diçka më të fuqishme se bombat dhe bëhet fjale për votën tuaj. Njerëzit duhet të votojnë!”.