Rob dhe Kristen harrojnë skandalin e tradhtisë, flasin si miq të mirë

Kanë kaluar 6 vite nga ndarja e Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, por yjet e “Twilight” vazhdojnë të komunikojnë si miq.
Këtë gjë e konfirmoi 32-vjecari në një intervistë për revistën “Sunday Times’ Style”. Pavarësisht skandalit të tradhtisë në vitin 2012, aktorët kanë hedhur gjithcka pas krahëve për të patur një miqësi të ngrohtë.
“Po, Rob e konsideron Kristen si shoqe, edhe pse nuk shihen shumë shpesh. Ata shkruajnë vazhdimisht, ndonjëherë për punë, ndonjëherë për gjëra personale. Ata janë shumë miq, por e mbajnë jetën private larg njëri-tjetrit. Gjithcka ndajnë së bashku është respekti. Kristen është e lumtur që mund të quajë Rob ‘shok’ pas gjithë këtyre viteve”, tha një burim për HollywoodLife.
Ndarja e tyre erdhi pas fotografisë së Kristen duke u puthur me regjisorin Rupert Sanders. Pas atij momenti, Kristen dhe Rob vazhduan jetën e tyre duke takuar njerëz të rinj.