Rita Ora sjell “X Factor UK” në Pallatin e Brigadave në Tiranë

Rita Ora kërkon të sjellë X-Factorin britanik në Shqipëri. Këngëtarja i ka dërguar një kërkesë producentit Simon Cowell, që një prej puntatave të show-t të talenteve më të famshëm në Britaninë e Madhe të xhirohet në Tiranë. Siç shkruan Mirror, Rita është e etur për të trumpetuar kulturën e lindjes së Europës, ndërsa autoritetet shqiptare duan të përfitojnë sa më shumë nga fama e saj në Britaninë e Madhe. Tabloidi britanik shkruan se ky propozim duket si një prej marifeteve të vjetra të producentit Cowell. Por në fakt është një propozim krejt origjinal i Rita Orës.