Rita Ora rikthehet me ish të dashurin pas 5 muajsh ndarje

Disa muaj më parë mediat e huaja publikuan lajmin se këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ishte kthyer me ish të dashurin e saj muzikant Andrew Watt, 5 muajsh nga ndarja e tyre.

Duket se këto aludime janë përforcuar edhe më shumë pas publikimit të disa fotove që paparacët kanë arritur realizojnë, ndërkohë që dyshja ndodhej me pushime në Ibiza.

Rita dukej në formë shumë të mirë fizike e veshur me një fustan ngjyrë portokalli. Ata dukeshin mjaft të fokusuar tek njëri-tjetri e ndoshta po përpiqen që kjo lidhje të funksionojë.

Pak kohë më parë Rita Ora u nda nga I dashuri i saj, aktori i njohur Andrew Garfield.