Rita Ora, pjesë e eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan

Rita Ora do të këndojë për Papa Françeskun në eventin që do të organizohet në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës.
Këngëtarja është një nga artistet e përzgjedhura që do të performojë në Itali më 3 shtator, një ditë para se humanitarja shqiptare të shpallet zyrtarisht e shenjtë. Teksa ka qenë e ftuar në programin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Rita ka ndarë lajmin emocionues, rreth udhëtimit në qytetin e Vatikanit për këtë event historik.
“Jam një nga të ftuarat speciale të Papa Françeskut. Është një nder i vërtetë dhe nuk e di nëse Vatikani është shndërruar ndonjëherë në skenë por do të jetë fantastike”, ka thënë ajo.