Rita Ora, një feniks i vërtetë për “Phoenix”

Rita Ora di si të festojë dhe nuk i mungoi argëtimi në “party”-n për lançimin e albumit të dytë të saj, “Phoenix”, që u zhvillua në “Annabel’s”, në Londër. Ishte e rrethuar nga familjarë dhe miq, siç e shkroi dhe vetë gjatë një postimi në “Instagram”, se nuk mund mos t’i kishte pranë në një moment të tillë të rëndësishëm. Albumi pritet të dalë më 23 nëntor dhe këngëtarja me origjinë kosovare ishte shndërruar në një feniks të vërtetë, njësoj si titulli i albumit. Dukej fantastike me fustanin e kuq plot me pupla, me një stil makijazhi dhe flokësh të viteve ’60.