Rita Ora në Kosovë në ndihmë të fëmijëve të varfër

Rita Ora është kthyer në vendin e saj të origjinës për një kauzë të mirë.Këngëtarja me famë botërore do marrë pjesë në aktivitete humanitare.
Rita do punojë së bashku me UNICEF për të ndihmuar fëmijët e varfër në Kosovë.
Nëna e saj Vera publikoi foto të Ritës ndërsa ndodhet në zonat e varfra.
“Duke ndihmuar UNICEF dhe Ritën në punën e tyre të dedikuar për të ndihmuar fëmijë. Jam krenare për ty Rita që gjatë kësaj periudhe shumë të zënë me turneun gjete kohën të vizitosh Kosovë,”-shkroi ajo.
Rita mbërriti të martën në Kosovë dhe pritet të qëndrojë atje tre ditë.