Rita Ora i ka thënë mirupafshim seksit, fokus 100% tek karriera

Rita Ora shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në sfilatën e “Victoria’s Secret” kur performoi këngën e saj “Let You Love Me”. Pak minuta pas performancës, këngëtarja shqiptare shkëmbeu disa fjalë me revistën “British Vogue” për të folur për jetën e saj seksuale. Sigurisht që kurioziteti është i madh për këtë temë sepse Rita fillimisht është single dhe së dyti është gjithë kohës në punë!
“Jo, jeta ime seksuale nuk ekziston. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të fle gjumë. Ju betohem në Zot. Edhe kur dal për darkë në një takim me një djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle gjumë. Por, jam shumë e lumtur. Po arrij shumë me muzikën time dhe jam shumë optimiste për të ardhmen” – tha këngëtarja.