Rita Ora, e para femër në “Esquire” në Lindjen e Mesme

Rita Ora është imazhi kryesor në kopertinën e edicionit të tetorit në “Esquire” për Lindjen e Mesme, duke u bërë e para grua që shfaqet në revistë për këtë rajon.
Në një intervistë, këngëtarja me origjinë kosovare foli për albumin e ri, “Phoenix”, që pritet të publikohet më 23 nëntor, dhe lëvizjen #MeToo.Ora, e cila performoi muajin e kaluar për përvjetorin e “Esquire Middle East” në Dubai, deklaroi dhe se sa krenare është për shfaqjen e anës vulgare në publik: “Më duket shumë e fuqishme. Më pëlqen të jem në sintoni me trupin tim dhe nuk më duket vetja seksi si mungesë respekti ndaj të tjerëve apo edukatës sime. Është një formë lirie të shprehuri. Edhe meshkujt e tregojnë trupin e tyre në rrjetet sociale dhe njerëzve nuk u bën shumë përshtypje”.
Rita kërkoi nga burrat të jenë më të solidarë me lëvizjen #MeToo: “Duhen fakte, jo fjalë. Kërkohet një ndryshim progresiv, edhe thjesht duke qenë i pranishëm. Nëse e mendon se është diçka e drejtë, atëherë fol, por çelësi është të tregohet mbështetje në çdo mënyrë të mundshme”.