Rita Ora: Do të ishte e mrekullueshme të bëja një këngë në shqip

Rita Ora javë më parë qëndroi në Kosovë për një aktivitet humanitar në kuadër të organizatës së UNICEF-it.

Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për median zviceriane “20 min” teksa ka folur para festivalit të parë shqiptar në Zurich – “Alba Fest” – ku ajo do të jetë ylli kryesor krahas yjeve tjera shqiptare, më 29 dhe 30 qershor.Rita ka pohuar se do të ishte e mrekullueshme nëse do të incizonte një këngë në gjuhën shqipe.“Do të ishte e mrekullueshme të incizoja një këngë në shqip ndonjë ditë”, ka thënë këngëtarja,.
E pyetur për yjet etjera shqiptare Dua Lipa e Bebe Rexha me sukses ndërkombëtar, Rita Ora ka thënë se shqiptarët e kanë në gjak muzikën e vallëzimin.