Rita Ora dhe Lilly sjellin videon më komike që keni dëgjuar ndonjëherë

Lilly Singh është një komediane që krijon video qesharake dhe i publikon në Youtube. Ajo zgjodhi këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora për të bërë “albumin e Vitit të Ri”.
Videon komike e ka shoqëruar me shkrimin: “Çdo artist publikon një album Krishtlindjesh dhe kështu do të ngjanin nëse do ishin të sinqertë! Po ju prezantoj “Pushimet e Sinqerta”, albumin më të ri seksi nga Rita Ora dhe Lilly Singh.”
Në video përfshihen disa prej këngëve më të famshme festive, por të përpunuara sipas Lilly.