Rishfaqet çështja “Weinstein”, akuzë e re nga Paz de la Huerta

Rikthehet në vëmendjen publike Harvey Weinstein. Aktorja Paz de la Huerta nisi procedurat ligjore kundër ish-producentit hollivudian, duke e akuzuar për përdhunim, si dhe për shkatërrim të karrierës.

Në dokumentin e padisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2010 në New York dhe sipas aktores Weinstein e ka përdhunuar dy herë.

Në vitin 2011, në Beverly Hills, ish-producenti ka tentuar ta afrojë sërish aktoren, e ka ngacmuar me telefonata dhe pati një rol të rëndësishëm në largimin e saj nga një serial në “HBO”.