Rinovohet “The Marvelous Mrs. Maisel”

Mandatory Credit: Photo by Efren S. Landaos/Variety/REX/Shutterstock (9683083be) Daniel Palladino, Rachel Brosnahan, Marin Hinkle, Michael Zegen and Amy Sherman-Palladino 77th Annual Peabody Awards, Show, New York, USA - 19 May 2018

Producentes Amy Sherman-Palladino iu realizua ëndrra e saj, “Amazon” vendosi t’i rinovojë kontratën e “The Marvelous Mrs. Maisel” me një sezon të tretë.

Krijuesja dhe producentja e serialit mori “dritën jeshile” nga “Amazon”, për të vazhduar serialin dramatik të një shtëpiakeje, që provon talentin e saj në standup comedy, pasi martesa e saj “perfekte” rrënohet në mënyrën më të keqe.

Sezoni i parë i “Mrs. Maisel” doli në transmetim në muajin nëntor të 2017-s, ndërsa pjesa e dytë pritet të publikohet gjatë këtij viti.

“Mrs. Maisel”gjithashtu është vlerësuar edhe në “Golden Globes” si serial komedi dhe për aktoren protagoniste Rachel Brosnahan.