Rikthim për Guns N’ Roses

Një lajm mjaft i mirë vjen nga Guns N’ Roses, pasi do të kemi së shpejti një ribashkim të tyre. Banda e njohur e muzikës hard rock, Guns N’ Roses, do të ribashkohen vitin e ardhshëm.Mesohet se ribashkimi i djemeve do behet në muajin prill të 2016. Burime për “Billboard” kanë thënë se djemtë e bandës së rock–ut po planifikojnë edhe një tur koncertesh në 25 stadiume, verën e vitit të ardhshëm.