Rikthehet “Game of Thrones”, por me një tjetër emër dhe ngjarje

Seriali “Game Of Thrones” do të rikthehet me një tjetër emër dhe të tjera ngjarje, që vendosen 300 vjet përpara ndodhive të trajtuara. Lajmi u komunikua nga rrjeti amerikan HBO.
Personazhet kryesore të “Game of Thrones” do të bashkohen sërish në “House of the Dragon”, nën drejtimin e George R.R Martin dhe Ryan Condal. Projekti do të bazohet në librin e dalë këtë vit, “Fire and Blood”, ku trajtohet historia e familjes Targaryen teksa janë pjesë e një lufte civile.
“Universi i “Game of Thrones” është shumë i pasur me histori. Po presim të eksplorojmë origjinën e shtëpisë Targaryen dhe ditët më të hershme të Westeros bashkë me Ryan dhe George”- është shprehur presidentja e programacionit të HBO, Case Bloys.
Sa i takon daljes në ekran të “House of Dragon”, nuk dihet ende një datë fikse.