Rikthehet dyshja e fuqishme Sylvester Stallone e Dolph Lundgren

Dolph Lundgren e Sylvester Stallone kanë punuar bashkë në shumë raste, që nga “Rocky IV” në vitin 1985. Projekti i fundit ishte “Creed II” dhe më parë të tre filmat “The Expendables”.
Një fije shprese është shfaqur në horizont për të gjithë fansat, prej një postimi të bërë në “Instagram” nga interpretuesi i Ivan Drago në “Rocky”, duke bërë fansat të shpresojnë për një tjetër bashkëpunim.
“Me sa duket, këta dy kavalierë mund të rikthehen të punojnë së bashku”.
Kaq u desh dhe fansat u tërbuan, duke pretenduar për “Creed III” apo “The Expendables 4”.