Rihapet faqja zyrtare e “One Direction”. Të reja në horizont?

Fansat e “One Direction” morën një dhuratë të bukur për krishtlindje. Nuk bëhet fjalë për ribashkimin e shumëpritur, por gjithsesi është një lajm që bën të shpresohet. Më 25 dhjetor, u rihap faqja zyrtare e grupit britanik.

“Directioners” në të gjithë botën e pritën tepër të entuziazmuar lajmin.

Po afron viti i tretë i pauzës i “One Direction” dhe ky veprim është marrë si një sinjal për ndonjë lajmërim të madh.

Kohët e fundit, Liam Payne deklaroi se do të kishte shumë dëshirë të takohej me Niall, Harry e Louis, me rastin e periudhës festive.

Nëse “One Direction” do të njoftonin ribashkimin mund të ndodhë pa Zayn Malik, që prej kohësh nuk është i interesuar në këtë drejtim.