Rihanna nxjerr trendin e ri të vetullave, është i tmerrshëm!

Nëse pyesni vajzat sot, asnjëra prej tyre nuk do të donte t’i kthehej më asnjëherë modelit të vetullave të holla si fije peri.

Por me shumë mundësi erdhi momenti që të gjithë të ndërrojnë sërish mendje dhe kjo për “faj” të Rihannas!

Këngëtarja e cila njihet ndryshe edhe si “trendsetter” ka pozuar për revistën Vogue për muajin shtator duke i pasur vetullat një fije peri.

Ende nuk dihet arsyeja se përse për look-un e Rihannas është vendosur kjo modë vetullash, por besojmë se shumë shpejt do t’i rikthehemi vetullave të holla.